I humbi para 73 vjetësh, kjo unazë i kthehet familjes

  • E.K /
  • 28 tetor 2021 - 14:15
I humbi para 73 vjetësh, kjo unazë i kthehet familjes

Michael Shealy, është njeriu që gjeti unazën dhe arriti t’ia kthente atë familjes së burrit që e kishte humbur 73 vjet më parë. 

Ai tha se e gjeti unazën gjatë një udhëtimi familjar në Rogers dhe se përfundoi duke e sjellë unazën në shtëpi në Karolinën e Jugut, në mënyrë që të mund të hetonte origjinën e saj.

Shealy shtoi se emri i shkollës, viti në unazë dhe inicialet e gdhendura AHC e ndhmuan të identifikonte pronarin e saj të mundshëm si Art Cooksey, një i diplomuar në Wilson, i cili vdiq më 2016, transmeton WKBN-TV.

Ai e kontaktoi familjen e Cooksey dhe pesë javë pas zbulimit ia dorëzoi personalisht unazën e humbur prej kohësh, vejushës së Cooksey, Margery, 91 vjeç, dhe fëmijëve të rritur të çiftit.

Familja tha se ishte e befasuar dhe mirënjohëse që iu kthye unaza në fjalë.

“Me të vërtetë kurrë nuk e kam parë unazën më parë, sepse kur ishim të martuar ai nuk e kishte. Ai tashmë e kishte humbur atë”, tha Margery Cooksey.

(Kosova Sot Online)