Kështu e uron Marina ‘të voglën’ e saj për ditëlindje (Foto)

  • 02 September 2016 - 12:11
Kështu e uron Marina ‘të voglën’ e saj për ditëlindje (Foto)

Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur shqiptare Luana Vjollca sot feston 25-vjetorin e lindjes.

Përveç urimeve të shumta nga miq dhe fansat, në këtë ditë të veçantë, nuk kishte se si të mungonte as urimi special i motrës së saj Marina, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kjo e fundit ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet me të voglën e saj.

“Bebja ime e vogël gëzuar ditëlindjen! Të uroj lumturinë e gjithë botës! Gjithmonë do jesh ylli që shkëlqen e vogla ime”, është urimi i saj për Luanën.

(Kosova Sot)