Shkëlqimi i dekoltesë

  • 16 October 2017 - 08:13
Shkëlqimi i dekoltesë

Ajo është një ndër modelet më të njohura në mbarë botën. Kështu, Heidi Klum përfundimisht e di si të marrë një pozë. Bukuroshja 44 vjeçe ishte shfaqur me një fustan goxha ekspozues te “2017 amfAR Inspiration Gala”, ngjarje kjo që ishte mbajtur në Los Anxhelos. Juria e spektaklit “America's Got Talent” me dukjen e saj natyrisht se binte në sy derisa dekolteja e saj ishte fort e thellë, transmeton gazeta Kosova Sot. Fustani me ngjyrë të zezë dhe pa mëngë, që ishte vepër e “Ralph and Russo Couture”, kishte edhe detaje dhe linja të argjendta me disa trëndafila me ngjyrë të zezë të qepur përreth jakës. Për aksesorë kishte një qafore të zezë dhe unaze koordinuese, të gjitha vinin nga “Lorraine Schwartz”. Floku i saj i verdhë ishte tërhequr nga prapa në një bishtkali të ngushtë duke zbuluar çehren dhe strukturën e hatashme të eshtrave të fytyrës së saj.

(Kosova Sot)