Tung, rreze dielli
Si një nga top modelet e botës, ajo mund të duket rrezatuese në secilën veshje që ka. Këtë të hënë, ishte e pamundshme ta heqësh shikimin nga bukuroshja Gigi Hadid, 22 vjeçe, derisa kishte marrë pjesë te premiera e filmit të ri të “Blake Lively”, me titull “All I See Is You”, në Nju- Jork, transmeton gazeta Kosova Sot. Modelja për “Tom Ford” u duk shumë e bukur dhe seksi, e veshur me një fustan me ngjyrë të verdhë që kishte mbetur i zbërthyer mjaftueshëm për ta ekspozuar stomakun e saj të rrafshët. Veshjen e saj ajo e kishte kombinuar me një palë taka të verdha, të cilat i kishin dhuruar edhe më shumë gjatësi. Për aksesorë kishte disa vathë të verdhë, grim të ndritshëm derisa flokun e kishte rregulluar në një bishtkali të shtrënguar.
(Kosova Sot)