Mbretëresha:Shkurte Fejza sot feston ditëlindjen, ja si e uron Gresa (Foto)
Këngëtarja e cila ka bërë epokë në muzikën popullore shqiptare, pamedyshje është Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
E vlerësuar me çmimet më të larta nga institucionet e trojeve shqiptare, Shkurta vazhdon të jetë shumë aktive në skenë dhe tejet e pëlqyer nga publiku.
E sot më shumë se asnjëherë, ajo ka arsye për të qenë e lumtur, pasi pikërisht sot Shkurtja feston ditëlindjen.
Është Gresa Behluli, ajo që përmes një postimi në profilin e saj, ka uruar nënën me fjalët:"Je frymëzimi si t'jetoj ti ma e shtrejta ime nanë...
Ishe dhe mbetesh gjithmonë modeli më i mirë i një gruaje dhe nëne shqiptare, e bekuar që të kam.
Urime ditëlindjen, festofshim gjithmonë".
Me këtë rast edhe ne i urojmë Shkurte Fejzës, shëndet e gjitha të mirat në jetë.Respekt.
Derisa në mbrëmje familja ka organizuar për këngëtaren një darkë suprizë, për nder të ditëlindjes së saj, ku janë mbledhur e gjithë familja, për ta kremtuar 57 vjetorin e lindjes së Mbretëreshës në fron të muzikës popullore, zonjës Shkurte Fejza.
(Kosova Sot)