Si të Kimit i kam, pasha nanën!

  • 29 March 2019 - 09:43
Si të Kimit i kam, pasha nanën!

Moderatorja TV Carol Vorderman, 58 vjeçe, imiton Kim Kardashianin, duke mbajtur gotën në të pasmet e saj

I habiti fansat e vet javën e kaluar pasi i reklamoi vijat e mrekullueshme të trupit.

Dhe, për shkak të interesimit të madh rreth fizikut të saj, moderatorja TV Carol Vorderman tentoi që ta ‘thyente’ edhe një herë internetin, pasi që imitoi pozën e famshme të Kim Kardashianit, të botuar në ballinën e revistës “Paper”, me gotën në pjesën e pasme të saj.

Kur t’ju themi se kjo zonjë ka plot 58 vjet, ndoshta edhe ju do t’i duartrokisni për këtë guxim që ka marrë.

(Kosova Sot)