A paguhet 20 mijë euro për një koncert? Kjo është përgjigjja e Elvana Gjatës

  • 31 March 2019 - 12:50
A paguhet 20 mijë euro për një koncert? Kjo është përgjigjja e Elvana Gjatës

Një intervistë që dizajneri i njohur, Valdrin Sahiti kishtë bërë në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ka ngjallur reagime të shumta më media.

Ishte pikërisht deklarata e tij ku tha që këngëtarja e njohur, Elvana Gjata paguhet 20 mijë euro për një koncert e shkaktoj rrëmujë në media.

Ndërsa, tani Ermal Mamaqi përmes një lidhje telefonike e ka pyetur këngëtaren rreth kësaj çështje.

“O Zot po ç’i ke këto mo aman” ishte përgjigjja e Elvanës duke mos dhënë detaje të tjera rreth çmimit të saj në koncerte.

Kujtojmë që ditë më parë Elvana dhe Ermali kanë promovuar filmin e tyre ‘2 gisht mjaltë’ në të cilin ata luajnë rolet kryesore.

(Kosova Sot)