Edhe një shpërblim tjetër

  • 02 April 2019 - 09:59
Edhe një shpërblim tjetër

Ajo është përcaktuar si aktorja e shumë roleve në Hollivud. Dhe kështu, aktorja Jessica Chastain me secilën milimetër të saj ishte një yll i rangut të lartë, derisa listës së saj ia ka shtuar edhe një shpërblim te "Golden Camera Awards" në Berlin.

Aktorja e filmit "Help", 42 vjeçe, linjat dhe fizikun e saj e kishte futur brenda një fustanit të kaltër pa rripa me një jakë në formë të zemrës. Fustani i saj kishte theksuar dekoltenë e saj derisa një ndarje e thellë e fustanit ia kishte ekspozuar këmbët e saj.

Pak gjatësi linjave të saj i kishte shtuar me një palë sandale platformë me rripa derisa për aksesor kishte zgjedhur një qafore me diamant. Flokun me ngjyrë të kuqe e kishte të lirë dhe fytyrën e kishte përcjellë me një paletë grimi.

(Kosova Sot)