Ja si ka ndryshuar Gjyste Vulaj ndër vite, publikon foton e 1993-it

  • 04 April 2019 - 09:57
Ja si ka ndryshuar Gjyste Vulaj ndër vite, publikon foton e 1993-it

Gjyste Vulaj është një nga këngëtaret, e cila shpeshherë komentohet për look-un  e saj. Së fundmi, këngëtarja është bërë paksa nostalgjike pasi ka publikuar një fotografi të realizuar në vitin 1993.

Në foton e 26-viteve më parë të publikuar në profilin e saj në “Instagram”, Vulaj shihet në periudhën e adoleshencës. Ajo që bie në sy janë flokët e gjatë dhe tiparet e njëjta me tani.

Në foton e vitit 1993, ajo duket shumë më e dobët, por megjithatë paska qenë tepër simpatike.

(Kosova Sot)