Adelina Tahiri feston ditëlindjen, burri milioner i blen dhurata luksoze

  • 04 April 2019 - 13:08
Adelina Tahiri feston ditëlindjen, burri milioner i blen dhurata luksoze

Adelina Tahiri feston sot ditëlindjen e saj të 27-të.

Në këtë ditë të veçantë, këngëtarja pranoi dhurata qindra mijëra euro nga bashkëshorti i saj maqedon.

Adelina hyri në Instagram për t’i prezantuar ato në mesin e të cilave kishte orë Rolexi e shumë bizhuteri nga marka Cartier.

“Faleminderit zemra ime”, ka shkruar ajo.

Image

Këngëtarja shqiptare u martua dy vjet më parë ndërkaq vitin e kaluar u bë nënë duke sjellë në jetë një djalë.

Nëse nuk e dini, burri i Adelinës është njëri prej avokatëve më të mirë në Maqedoni.

(Kosova Sot)