‘A do e lësh Ronelën për mua?’, ukrainasja vë në siklet Young Zerkën live në emision

  • 22 April 2019 - 10:58
‘A do e lësh Ronelën për mua?’, ukrainasja vë në siklet Young Zerkën live në emision

Kënga “Like Rihanna” e Young Zerkës është bërë tashmë e famshme ndërkombëtarisht dhe një ukrainase ka krijuar një koreografi kërcimi me këtë këngë. Madje ajo e ka pëlqyer aq shumë Young Zerkës sa i ka kërkuar të lërë Ronelën për të.

Zerka ishte i ftuar në “Why not”, ku gjatë emisionit u transmetua videomesazh i Anastasia Shelekhovska e cila e pyeti: “A do e lësh Ronelën për mua?”

Këngëtari u vendos në siklet dhe nuk po dinte ç’të thoshte. 

“Po hajt mo s’kam ndonjë gjë, ma bëri dhe me sy. I them Anastasias që do e mendoj”, u përgjigj Zerka.

(Kosova Sot)