Uragani Rita

  • 29 April 2019 - 09:39
Uragani Rita

Rita Ora pushton Gjermaninë
Ajo njihet për hitet e saj ‘shkatërruese’ dhe stilin pa fije frike.   Kësaj radhe, si pjesë e turit në mbarë botën me titull, “Phoenix”, Rita Ora ka performaur te “Palladium” në Keln, veshur me një kostum dypjesësh ”Champion” me xixa të zeza. Këngëtarja e hitit “The Girls”, 28 vjeçe, ka dominuar skenën dhe ka mahnitur adhuruesi me veshjen. 

Kostumi dypjesësh ishte zbukuruar me xixa dhe ishte përcjellë me nënshkrimin dhe logon ‘Champion'.

Pasi kishte filluar koncertin në një bluzë me xixa me jakë të thellë, Rita ishte zhveshur për të vazhduar performancën me sytjena sportive koordinuese. Për aksesorë, Rita kishte një qafore me bizhuteri dhe shumë unaza që binin në sy.

(Kosova Sot)