Soni Malaj pas koncertit: Shpirti im frymëzohet nga ju publiku im i dashur

  • 02 May 2019 - 09:50
Soni Malaj pas koncertit: Shpirti im frymëzohet nga ju publiku im i dashur

Këngëtarja Soni Malaj mbrëmë e ka mbajtur një koncert recital në Amfiteatrin e Tiranës

Interesimi i publikut për ta përcjell këtë koncert ishte i madh, ndërsa në mesin e tyre nuk munguan as emrat e njohur të estradës.

E pas përfundimit të tij Soni Malaj nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar se shpirti i saj frymëzohet nga publiku.

“Shpirti im frymëzohet nga ju publiku im i dashur”, ka shkruar këngëtarja pranë një videoje të postuar.

Kujtojmë se detajet e tjera të koncertit mund t’i ndiqni këtë të premte në emisionin “Mirage” duke filluar nga ora 19:00 në faqen zyrtare të lajmi.net në Facebook e më pas të gjitha materialet mund t’i gjeni në Youtube.

(Kosova Sot)