Pas vendmit drastik të Loredanës, Fifi ka dy fjalë për reperen

  • 24 May 2019 - 10:29
Pas vendmit drastik të Loredanës, Fifi ka dy fjalë për reperen

Reperja shqiptare Loredana Zefi ishte në qendër të vëmendjes në Zvicër dhe në Kosovë, ku një çift zviceran e akuzoi se i ka mashtruar duke u marrë 700 mijë franga.

Këngëtarja ka deklaruar se është e pafajshme, duke hedhur poshtë akuzat, si dhe ka qenë në Kosovë për të xhiruar një videoklip.

Mirëpo pas këtyre akuzave Loredana ka anuluar të gjitha koncertet.

E në lidhje me këtë deklaratë të Loredanës ka reaguar dhe këngëtarja e njohur Fifi.

Fifi e ka postuar në Instastory videon e Loredanës dhe i ka dhënë asaj mbështetje publikisht.

"Edhe pse nuk njihemi personalisht, si nga Ferizaj që jemi të dyja, ti ke mbështetjen time. Unë jam me ty", shkruan Fifi.

Kujtojmë që edhe VIP-a të tjerë i dolën në mbështetje Loredanës.

Image

(Kosova Sot Online)