Emri numër 1 i momentit: Kush fshihet pas super hiteve shqiptare?

  • 03 June 2019 - 08:00
Emri numër 1 i momentit: Kush fshihet pas super hiteve shqiptare?

Vitet e fundit, muzika shqiptare ia ka dalë të depërtojë në tregun botëror duke numëruar miliona klikime. Kujtohuni se si në 2016- n, e famshmja “Bon Bon” i hapi dyert Era Istrefit drejt një karrierë përtej kufijve vendas. Sot, hiti absolut i 3 viteve më parë rezulton më i klikuari në mesin e projekteve shqiptare, me afërsisht 667 milionë e 856 mijë views (shikime) në YouTube.

Image

 

Po kështu “Zemër” nga Dhurata Dora dhe reperi algjerian Abderraouf Derradji, i njohur me emrin e artit Soolking brenda një muaji numëron më shumë se 100 milionë klikime në YouTube.

Image

 

Prej tashmë 4 muajsh, dëgjohet kudo hiti “Menemadhe”, një bashkëpunim mes Lyrical Son, Ledri Vulas dhe Mc Kreshës. Sa klikime në YouTube? Sërish flasim për miliona: afërsisht 28 milionë e 190 mijë.

Image

 

Për të vazhduar me Lumi B dhe Dafina - Kalon (43,999,844 views)

DJ Flow x Buta - Anuloje (4,001,998 views)

apo “Nasty Girl” EAZ ft. XEN & Ledri Vula (4 milionë klikime)

Të gjitha këto dhe shumë të tjera mbajnë jo rastësisht vulën e një njeriu të vetëm, që duhet thënë se po bën muzikën e momentit; pikërisht producenti dhe shkruajtësi i teksteve, Arbër Gjikolli.

Image

 

I njohur ndryshe si Big Bang Beats, Gjikolli është aktualisht producenti on top (në krye) i muzikës moderne shqiptare. Nën emrin e tij dhe të shtëpisë së hiteve, RedBox, artistët shqiptarë kanë pasuruar repertorin e tyre me muzikë të suksesshme.

Duket se kudo që ka gisht Gjikolli, suksesi është i garantuar. Vera e vitit 2018 mbajti gjithashtu vulën e Big Bang Beats. Falë Gjikollit, Redbox dominoi një vit më parë tregun muzikor me:

(Arbri është vëllai i Gjikos)

Ndryshe Gjikollit i referohen si producenti që ringjalli Ledrin duke e rikthyer asokohe me të famshmen "100 probleme".

(Kosova Sot Online)