Edhe pse janë ndarë, ja çfarë bëri së fundmi Ronela Hajati për Young Zerkën

  • 06 June 2019 - 15:57
Edhe pse janë ndarë, ja çfarë bëri së fundmi Ronela Hajati për Young Zerkën

Ronela Hajati dhe Young Zerka janë ndër dyshet më të përfolura në showbizz-in shqiptar, kryesisht sepse kurrë nuk e kemi zbuluar plotësisht nëse janë ose jo në një lidhje.

Shpesh të dy artistët lënë për t'u kuptuar se mund të jenë në një lidhje e herë të tjera lënë të nënkuptohet e kundërta dhe gati duket sikur po luajnë me të gjithë vëmendjen që u kushtohet.

Por edhe pse nuk janë bashkë siç kanë deklaruar së fundmi Ronela vazhdon ta mbështesë Young Zerkën me projektet etij.

 Kështu ka bërë me këngën e tij të fundit të cilën këngëtarja e ka shpërndarë në Instastory, me përshkrimin “SUPER!”

 Siç dhe duket ndarja e tyre është shumë miqësore dhe nuk ka konflikt.

Image

 

(Kosova Sot Online)