E kritikojnë për grimin, Enca ‘i mbyll gojën’ të gjithëve me një video të vetme

  • 09 June 2019 - 15:57
E kritikojnë për grimin, Enca ‘i mbyll gojën’ të gjithëve me një video të vetme

Përveç muzikës dhe karrierës së saj, Enca Haxhia njihet gjithashtu edhe për ‘look-un’ e saj. Në videoklipe apo në fotot që publikon në rrjete sociale, shumicën e kohës e shohim me një grim të ekzagjeruar në fytyrë dhe kjo gjë nuk komentohet shumë mirë nga të gjithë ndjekësit e saj. Ditën e sotme, nëpërmjet një videoje në ‘Instagram’, ajo ‘i ka mbyllur’ gojën të gjithë kritikuesve. “Kushedi sa e shëmtuar je pa ‘make up’”n ka shkruar këngëtarja krahas videos ku shfaqet pa asnjë pikë grimi në fytyrë. Postimi ka marrë menjëherë komente nga fansat e saj, të cilët e kanë mbështetur dhe kanë komplimentuar pamjen e saj. Kujtojmë se së fundmi, Enca publikoi bashkëpunimin e saj më të ri me titull ‘Hajde’, i cili u prit shumë mirë nga publiku shqiptar.

 

 

 

(Kosova Sot Online)