“Kur njerëzit më thoshin ‘dobësohu’, unë shtoja 20 kg!” Pse vendosi të dobësohet Fifi?

  • 16 June 2019 - 11:05
“Kur njerëzit më thoshin ‘dobësohu’, unë shtoja 20 kg!” Pse vendosi të dobësohet Fifi?

Fifi ka treguar prej kohësh që ka vendosur të dobësohet!

Ajo ka zgjedhur një metodë mjaft të vështirë si vendosja e balonit gastrik në stomak, për të cilën ka folur në emisionin “Thumb”.

Këngëtarja u shpreh se mendimet e njerëve për peshën e saj nuk kanë qenë aspak shtysë për t’u dobësuar, përkundrazi.

Dobësimi është thjesht për arsye shëndetësore, pasi Fifi shprehet shumë e lumtur për trupin e saj dhe nuk do të bëjë asnjë ndryshim nëpërmjet ndërhyrjeve kirurgjikale.

“Kam futur balonën e gastritit me u dobësu demek. Nuk vendosa me u dobësu se njerëzit më kanë thënë që të dobësohem. Përkundrazi, kur më kanë thënë njerëzit m’u dobsu, unë i kam shtu dhe 20 kile. E mora këtë vendim sepse kam pak probleme me shtyllën kurrizore dhe kjo vinte prej mbipeshës. Është dashur të gjej një zgjidhje pakëz më të shpejtë, meqë jam çik përtace dhe nuk i kam shumë qejf palestrat. Gjithsesi kam filluar pak palestrën.”- ka shpjeguar Fifi.

(Kosova Sot Online)