Vajza e Eli Farës shfaqet e transformuar 6 muaj pas aksidentit me makinë, fotot e para të pushimeve luksoze

  • 23 June 2019 - 12:56
Vajza e Eli Farës shfaqet e transformuar 6 muaj pas aksidentit me makinë, fotot e para të pushimeve luksoze

Edhe pse është një juriste me profesion, që ka shumë ndjekës si modele “Instagram”-i, Marina Fara njihet si vajza seksi e këngëtares së njohur Eli Fara, e cila për shkak të pamjes së saj dhe formës perfekte fizike ka më shumë ndjekës se e ëma VIP.

Jo rrallëherë, Marina ka qenë në qendër të mediave rozë, më së shumti, për jetën private, por një ngjarje të rëndë të jetës së saj ajo u përpoq ta mbante të fshehtë në fund të vitit që lamë pas. Bëhej fjalë për një aksident me makinë që ajo kishte bërë natën e 8 dhjetorit 2018, ndërsa kthehej nga Pallati i Kongreseve në Tiranë, ku kishte shkuar për të ndjekur të ëmën në finalen e madhe të festivalit.

Miq të afërm të saj njoftuan se Marina pësoi lëndime dhe përfundoi në spital nga ky aksident i rrezikshëm i orëve të vona, por që për fat e kaloi shpejt dhe tani është shëndoshë e mirë. Ndërkohë që kjo ngjarje shërbeu si periudhë reflektimi dhe vlerësimi të jetës për nënë e bijë, të cilat binin në sy, pasi shpesh postonin foto së bashku të shoqëruara me statuse ku falenderonin Zotin!

Edhe pse postimet gjatë periudhës së rehabilitimit nuk ishin të shpeshta, direkt pas shërimit, Marina u është rikthyer postimit edhe të videove, me të cilat u tregonte ndjekësve se ishte ngritur sërish në këmbë, dhe gëzonte shëndet të plotë. Por dihet që vera është stina e saj e preferuar, pasi më shumë se kushdo poston foto me bikini në çdo orë të ditës. Por pas rikuperimit, Marina shihet e transformuar në pamje, ku ndryshimi i parë drastik që bie në sy është ngjyra e flokëve, nga brune tipike, tashmë një bionde.

Me këtë tjetërsim në look, Marina ka postuar fotot e para në rrjetet sociale nga pushimet që ka nisur të bëjë, kryesisht në bregdetin e Durrësit, ku ajo dhe Eli kanë shtëpinë e tyre të pushimit. Ajo që bie në sy është luksi, nga i cili Marina nuk ka ndërmend të heqë dorë. Duke qenë se bën një jetë plot udhëtime, në intervistat e fundit ajo është shprehur: “Më pëlqen shumë të udhëtoj, pasi është një ndër hobet e mia, gjë e cila mua më bën të ndihem mirë. Herë pas here e ndiej të nevojshme të udhëtoj”.

Për konceptin që ka për jetën e dashurinë e vërtetë, ajo thotë se: “Jeta do të ishte shumë e thjeshtë dhe ndoshta jo kaq e bukur, nëse do të dinim nga fillimi si do të ishte përfundimi. Dashuria është një nga ndjenjat më të bukura dhe të pastra që ekziston”. Po martesa, a është në planet e saj, dhe si do të jetë partneri i jetës së vajzës së vetme të Elit? “Martesa, për mua, fillimisht është një premtim, që të dyja palët duhet të bëjnë maksimumin për ta bërë atë të funksionojë dhe të jenë të lumtur, aq më tepër kur, sipas zgjedhjes, njerëzit vendosin të sjellin jetë të reja, detyrimi për t’iu përkushtuar duhet të jetë akoma dhe më i madh. Por kjo do të ishte në një situatë perfekte, ndërkaq që në jetë jo çdo gjë është perfekte dhe dy njerëz s’mund të mendojnë njësoj”, është shprehur ajo.

Gjithsesi, ajo që bie në sy është fakti se Marina ia di vlerën jetës dhe di ta shijojë më së miri atë, pasi e shndërruar tashmë në blogere “Instagram”-i, ajo ndan me ndjekësit momentet më të bukura nga e tashmja e saj. Pyetjeve të shpeshta të gazetarëve, se ku i gjen paratë që e bëjnë të notojë në luks, ajo u është përgjigjur se nëna e saj Eli paguan për të, duke qenë se është një këngëtare prej vitesh në karrierë dhe ka shumë të ardhura nga muzika. Ndërsa vetë Eli e pyetur për të bijën në emisione, ku është ftuar, është përgjigjur se do të dëshironte që shpejt ta shihte në altar.

(Kosova Sot Online)