Sukseset për Angela Martinin njohin vetëm rritje, modelja intervistohet nga mediat portugeze

  • 24 June 2019 - 15:38
Sukseset për Angela Martinin njohin vetëm rritje, modelja intervistohet nga mediat portugeze

Angela Martini ka publikuar pak minuta më parë intervistën e radhës për mediat ndërkombëtare. Këtë herë sukseset e saj janë ndarë me publikun portugez, me anë të një intervistë që flet për jetën dhe karrierën e bukuroshes shqiptare me superlativa.

Në artikulin në fjalë shkruhet që suksesi për Angela Martinin ka qenë 50% për shkak të bukurisë natyrale dhe 50% prej inteligjencës së saj. Më tej, modelja shqiptare ka folur për Shqipërinë, fëmijërinë, adoleshencën dhe largimin nga vendlindja.

Sigurisht, një pjesë e rëndësishme e bisedës është edhe libri i saj autobiografik, i cili pritet të publikohet së shpejti. Kjo nuk është hera e parë që media të huaja shkruajnë për Angela Martinin. Edhe më herët, modelja ka publikuar artikuj të ndryshëm të cilët i bëjnë jehonë librit të saj dhe karrierës së suksesshme si modele brenda dhe jashtë Shqipërisë. 

Image

(Kosova Sot Online)