Kjo do t’i afrojë akoma më tepër: Lady Gaga dhe Bradley Cooper bëhen prapë bashkë në një tjetër film!

  • 28 June 2019 - 08:45
Kjo do t’i afrojë akoma më tepër: Lady Gaga dhe Bradley Cooper bëhen prapë bashkë në një tjetër film!

Që kimia e Bradley Cooper-it dhe Lady Gaga-s ishte mëse e dukshme, këtë mund t’ua thotë edhe dikush nga të paktët që s’e kanë parë “A Star is Born”.

Madje, kimia e tyre aq e qartë u bë edhe shkak (besohet) i ndarjes së Bradley-t nga Irina Shayk, me të cilën ka një vajzë.

Sidoqoftë, duket se energjinë e tyre bashkë nuk e ka ndier vetëm publiku por edhe kineastët, të cilët po kërkojnë Gaga-n të luajë krah Bradley Cooper-it në sagën ku ai ka luajtur në dy filma deri më tani: “Guardians of the Galaxy” (Rojtarët e galaktikës).

Burime kanë treguar se ndonëse Gaga dhe Cooper nuk janë të lidhur momentalisht, diçka e tillë mund të ndodhë dhe, nëse dublimi do jetë nga ata në të cilët aktorët qëndrojnë bashkë në studio, s’do ishte çudi t’i shikonim çift së shpejti.

Image

(Kosova Sot Online)