Dua Lipa del publikisht me vëllain e Bella dhe Gigi Hadid

  • 06 July 2019 - 11:23
Dua Lipa del publikisht me vëllain e Bella dhe Gigi Hadid

Pasi Dua Lipa u nda nga Issac Carew prej 2 vitesh lidhje e kemi parë nën shoqërinë e disa meshkujve të tjerë.

Në fillim u përfol për një romancë me vëllain e motrave Hadid, Anwar Hadid, por më pas u pa duke u puthur me liderin e grupit “The Coldplay”, Chris Martin.

Mes dy zjarreve, mesa duket këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare paska zgjedhur Anwar, pasi është parë kohët e fundit që të dalë publikisht me të në një event.

“Iconstyle” ka shkruar se djali që ishte ulur krah Dua Lipa-s në ceremoninë e çmimeve Nordoff Robins’ Silver Clef , ishte pikërisht modeli, vëlla i supermodeleve Gigi dhe Bella.

Në videot e publikuara nga Dua Lipa në Instastory, dallohen duart e një djali me tatuazh në formë H-je tek dora, i njëjti që ka Anwar-i.

Madje edhe në një prej fotove të Dua Lipës, pas saj duket Anwar-i.

(Kosova Sot Online)