Gruaja e Ermalit vjen elegante, mahnitë me pamjen

  • 20 July 2019 - 08:22
Gruaja e Ermalit vjen elegante, mahnitë me pamjen

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur dhe shumë të suksesshëm është vazhdimisht në qendër të vëmendjes të mediave rozë.

Eleganca, sharmi dhe bukuria e saj natyrale tërheqin çdo herë, ndërsa ajo mahnitë me postimet që bën në llogarinë e saj personale të ‘Instagram-it’.

Ariana erdhi tejet tërheqëse edhe në një fotografi që ka sjellur së fundi. Në një fustan të shkurtë me ngjyrë të zezë, biondina simpatike dukej tërë shkëlqim.

Ndërsa, kujtojmë që Ariana dhe Ermali janë në pritje të fëmijës së katërt.

(Kosova Sot Online)