Një ‘kopje’ e Rihanna-s, këngëtarja prezanton vogëlushen që duket fiks si ajo

  • 24 July 2019 - 07:54
Një ‘kopje’ e Rihanna-s, këngëtarja prezanton vogëlushen që duket fiks si ajo

Ditën e sotme, Rihanna ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të një vogëlusheje që ka ‘çmendur’ të gjithë internetin. Kjo për shkak të ngjashmërisë së pabesueshme me vetë këngëtaren. Edhe pse në një moshë të vogël, vajza e quajtur Honey, ka tipare të njëjta me Rihanna-n. Sy jeshil të mëdhenj, flokë të zinj, buzë të trasha, fytyrë të mprehtë dhe të njëjtën ngjyrë lëkure. Ka qenë vetë këngëtarja që ka publikuar foton e vogëlushes në ‘Instagram’ duke shprehur habinë në lidhje me ngjashmërinë e dukshme.

“Për pak sa nuk më ra telefoni nga dora.

Si është e mundur?”, ka shkruar ajo. Menjëherë postimi është mbushur me komente nga fansat e saj, të cilët thonin se vogëlushja në fjalë është vërtetë një ‘kopje’ e Rihanna-s. Pasi e etiketoi në postim, profili i mamasë së Honey ka pësuar një shtim në numrin e ndjekësve. Tani e vetmja gjë që presin fansat e Rihanna-s është që këngëtarja të takohet me vogëlushen dhe ta ndajë këtë eksperiencë me to në ‘Instagram’.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by badgalriri (@badgalriri) on

(Kosova Sot Online)