Fjolla nuk ka të ndalur njofton për klipin e ri me një titull ‘të çmendur’

  • 28 July 2019 - 12:38
Fjolla nuk ka të ndalur njofton për klipin e ri me një titull ‘të çmendur’

Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pas paraqitjes së saj në koncertin më të fundit që mbajti në Skënderaj.

Shumë e kritikuan Fjollën për veshjen e të tjerë i dolën në mbrojtje.

Por këtë herë këngëtarja nga Kosova ka vendosur të tërheqë vëmendjen në një tjetër mënyrë dhe duket se është rikthyer fuqishëm në qendër të mediave dhe fansave të saj.

Edhe duket se veshja ekstravagante është në gjakun e kësaj artisteje e cila po ashtu ka një titull ekstravagant dhe të ashpër edhe për hitin e saj të ri: ‘Ju hy n gjak si bolla’ do jetë hiti i ri i Fjollës që duket se do i vejë flakën verës ashtu si edhe vetë Fjolla me performancat e saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina) on

(Kosova Sot Online)