Greta Koçi do të martohet me një djalë të varfër? Këngëtarja jep pëlqimin e saj

  • 18 gusht 2019 - 14:46
Greta Koçi do të martohet me një djalë të varfër? Këngëtarja jep pëlqimin e saj

Greta Koçi, një ndër këngëtaret më të njohura dhe simpatike, është ende single.

Së fundmi ajo ka shpërndarë në Instastory, lojën “Pyetje-përgjigje”, ndërmjet së cilës iu jep mundësinë fansave t’i bëjnë pyetje nga më të ndryshmet dhe më pas të marrin një përgjigje.

Greta ka theksuar se do t’iu përgjigjet vetëm pyetjeve më të veçanta dhe specifike.

Një pyetje që ka tërhequr vëmendje ishte “Nëse kishe njohur një djalë të varfër, a do ishe martuar me të?”.

Kjo pyetje më shumë shtrohet në kuadër të idesë që kanë disa njerëz, se një vajzë në një gjendje të shkëlqyer ekonomike, një vajzë që i zotëron të gjitha të mirat materiale, ndoshta nuk do ia hidhte sytë dikujt që nuk është mirë financiarisht.

Me përgjigjen e saj Greta ka bërë të ditur se për të, te një njeri ka shumë gjëra që vlerësohen dhe një prej tyre nuk është “është i pasur apo i varfër”.

“Pyetje gjysmake disi! Sepse nuk zgjidhet njeriu i jetës vetëm nga ky kriter “i pasur” apo i varfër. Ka shumë arsye të tjera pse njeriu vendos të lidh jetën me dikë. Ndjenja, karakteri, personaliteti, arsimi, sjellja, respekti e mirëkuptimi.

Partneri nuk është thjesht një burrë, është ose duhet të jetë të paktën për mua shok edhe krah, është njeriu që ti i beson dhe kalon gjithçka me të. Nëse një njeri ka këto cilësi dhe vlera që listova më lart, le të jetë i varfër, nuk ka problem.

Pyetja që kam për ju është: A është e mundur që një njeri që ka arsim, kulturë, personalitet, integritet dhe mirësi në shpirt, të jetë një njeri që nuk mbijeton dot?”, – është përgjigjur Greta Koçi. 

(Kosova Sot Online)