Publikohen pamjet: Brenda babyshower-it magjik të fëmijës së katërt të Ermal Fejzullahut

  • 20 August 2019 - 09:14
Publikohen pamjet: Brenda babyshower-it magjik të fëmijës së katërt të Ermal Fejzullahut

Shumë shpejt, këngëtari Ermal Fejzullahu dhe partnerja e tij, Ariana, do të bëhen prindër për herë të katërt.

Më herët ata kanë treguar se do të bëhen sërish me vajzë, pas një djali dhe dy vajzave të tjera.

Në postimet e tyre në Instagram, çifti është shprehur tepër i lumtur për ardhjen në jetë të bebushit, të cilin po e presin me padurim.

Ditën e sotme, Ermali dhe Ariana kanë organizuar një babyshower për të voglën që do të vijë në jetë dhe vetë Ariana ka ndarë në Instagram pamjet nga festa magjike.

Partnerja e këngëtarit është kombinuar me të bijat dhe ambientin me një fustan ngjyrë floriri dhe ka shkëlqyer me pamjen e saj.

 

Gjatë festës, vajza e vogël e çiftit ka kënduar këngën e të atit, duke treguar edhe talentin e saj në muzikë.

Ky urim do të mbetet një ndër kujtimet më të bukura të familjes, e cila duket se po e shijon në maksimum babyshower-in.

(Kosova Sot Online)