Lindsay Lohan kritikon publikisht Leonardo DiCaprio: Veprimet flasin më shumë se fjalët

  • 23 August 2019 - 07:57
Lindsay Lohan kritikon publikisht Leonardo DiCaprio: Veprimet flasin më shumë se fjalët

“Instagram-i” i Leonardo DiCaprio është i mbushur me postime ndërgjegjësuese për ndryshimet klimatike dhe së fundmi ai i ka kushtuar vëmendje zjarrit që po djeg pyllin e Amazonës. “E frikshme të mendosh se Amazona është pylli më i madh në planet, që prodhon 20% të oksigjenit në tokë, në parim është mushkëria e tokës dhe prej 16 ditësh po digjet prej një zjarri të madh dhe nuk ka asnjë mbulim mediatik për këtë gjë! Përse?”, ka shkruar Leonardo në një postim të tij.

Ai ju bëri thirrje njerëzve që t’i kushtonin vëmendje kësaj çështje që ka ndikim në jetën dhe mjedisin tonë. Pavarësisht se qëllimi ishte i mirë, nuk ka munguar edhe një kritikë, këtë herë nga kolegia e tij Lindsay Lohan. Ajo është shprehur se fjalët janë të kota në të tilla momente, sepse duhet kaluar në veprim. “Si mund ta rregullojmë këtë gjë? Veprimet flasin më shumë se fjalët miku im”, ka shkruar Lohan në komente.

Siç duket DiCaprio e ka vënë re këtë koment, sepse më pas ai publikoi një listë me gjërat që duhen bërë për të shpëtuar Amazonën. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Comments By Celebs (@commentsbycelebs) on

(Kosova Sot Online)