Meghan Markle i mban duart gjithnjë në këtë pozicion në daljet publike dhe tani e mësuam arsyen

  • 23 August 2019 - 16:40
Meghan Markle i mban duart gjithnjë në këtë pozicion në daljet publike dhe tani e mësuam arsyen

Pothuajse çdo njeri ka një mënyrë qëndrimi kur del në publik apo edhe kur takon njerëz të rëndësishëm. Qëndrimi varet nga personi që ke përballë apo edhe arsyeja e takimit.

Prandaj Meghan Markle që pasi është bërë pjesë e familjes mbretërore ka ndryshuar mënyrën e qëndrimit dhe kjo na ka bërë përshtypje të gjithëve.

Dukesha i mban duart gjithmonë të kryqëzuara para dhe kjo e bën të duket mjaft elegante.

Por duket se pas këtij qëndrimi fshihet diçka më shumë dhe duket se ai është i mirëmenduar.

Ekspertët e gjuhës së trupit tregojnë për Cosmopolitan se ky pozicion i jep dukeshës siguri dhe fakti që qëndron për një  kohë të gjatë kështu i është bërë tashmë refleks.

“E dini çfarë ndodh? Kur qëndroni zakonisht në pozicione të njëjta, filloni ndiheni rehat dhe trupi e bën zakon, Më pas, bëhet pjesë e juaja dhe e bëni instiktivisht”, shprehen ekspertët.

Ky pozicion të bën të ndihesh e sigurtë dhe mund të lëvizësh lirshëm.

Një pozicion i tillë është i ngjashëm me mënyrën e qëndrimit të Kate Middleton, thjesht se dukesha e Cambridge-it i mban duart e drejtuara poshtë. Sipas Cobb, ka të ngjarë që Meghan të jetë këshilluar me ekspertë të gjuhës së trupit për ta ndihmuar që të krijojë një imazh të vetin.

(Kosova Sot Online)