“Jam krenare për veten”, emri i Bleonës krahas dy artisteve të njohura të ‘Hollywood’

  • 23 August 2019 - 18:08
“Jam krenare për veten”, emri i Bleonës krahas dy artisteve të njohura të ‘Hollywood’

Bleona Qereti po korr sukses në karrierën e saj si këngëtare në Amerikë dhe kjo gjë nuk ka nevojë për fjalë. Ditën e sotme, këngëtarja shqiptare ka ndarë me ndjekësit e saj një fakt që e ka lumturuar shumë dhe që e ka bërë akoma dhe më shumë krenare për veten.

“Nuk mund të isha më shumë krenare për veten ku kërkova në ‘Google’ ‘Billboard Dance Charts’ dhe emri im doli pranë Diana Ross dhe Kelly Clarkson”, ka shkruar Bleona në një foto në ‘Instastory’. Më pas ajo publikoi dhe një foto ku demostroi më së miri atë që kishte shkruar.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bleona (@bleona) on

(Kosova Sot Online)