Sulmohet Ed Sheeran: E ka bërë zakon të vjedhë këngët e të tjerëve

  • 26 August 2019 - 14:15
Sulmohet Ed Sheeran: E ka bërë zakon të vjedhë këngët e të tjerëve

Artisti i njohur britanik Ed Sheeran, 28 vjeç, akuzohet se qëllimisht  ose në mënyrë të pandërgjegjeshme, tashmë e ka bërë zakon të përvetësojë punët e artistëve të tjerë.

Pretendimet u bënë nga muzikanti i panjohur Sam Chokri, 26 vjeç, i cili ka vendosur të “zbulojë”  zakonin e përvetësimit të kompozimeve të të tjerëve nga Sheeran.

Chokri  pretendon se refreni i këngës  së Ed Sheeran , “Shape Of You” është vjedhur nga kënga e tij e vitit 2015, “Oh Why”.

Ky artist tha  gjithashtu se puna e Sheeran përfshin shumë materiale të vjedhura nga  këngë të artistëve të tjerë si TLC, Shaggy dhe këngëtarja amerikane e rrymës “country”, Jasmine Rae.

Ylli po paditet gjithashtu nga bashkëautori i  hitit të Gaye në 1973, Let’s Get It On, Ed Townsend.

(Kosova Sot Online)