Na habiti të gjithave! Zbulohet arsyeja që detyroi Dua Lipën të mos marrë pjesë në “VMAs”

  • 28 August 2019 - 11:16
Na habiti të gjithave! Zbulohet arsyeja që detyroi Dua Lipën të mos marrë pjesë në “VMAs”

Në 26 gusht në New Jersey u zhvillua ceremonia e rëndësishme e ndarjes së çmimeve  “MTV Video Music Awards”.

Pjesë e eventit u bënë artistë të njohur në të gjithë botën, të cilët kishin lënë pas çdo gjë tjetër vetëm për t’u bërë pjesë e ndarjes së çmimeve.

Megjithatë mes këngëtarëve u vu re se, Dua Lipa nuk parakaloi në tapetin e kuq, madje nuk u duk fare as gjatë natës.

Këngëtarja me origjinë shqiptare zgjodhi të mos marrë pjesë edhe pse ishte e nominuar në disa kategori.

Por përse vallë zgjodhi të mos shkojë?

Sipas “Daily Mail” këngëtares i është prishur makina teksa po udhëtonte në një rrugë në Los Angeles.

Nga fotot e publikuara shihet se Dua është detyruar të ndalojë në një karburat dhe duket mjaft e tensionuar teksa pret që miqtë e saj ta rregullojnë.

Por pavarësisht përpjekjeve makina nuk është rregulluar në kohë dhe për pasojë këngëtarja nuk mori pjesë.

(Kosova Sot Online)