Me foton e publikuar në Instagram Dua Lipa del publikisht kundër kryeministrit të Britanisë

  • 29 August 2019 - 14:12
Me foton e publikuar në Instagram Dua Lipa del publikisht kundër kryeministrit të Britanisë

Dua Lipa ka reaguar për situatën politike të vendit, duke i dalë kundër Kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson.

Ai ka vendosur ta shpërndajë parlamentin në prag të Brex-it dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Duas, e cila i ka dalë publikisht kundër me një postim në Instastory.

Këngëtarja ka publikuar foton e Johnson-it si shkatërruesi i demokracisë në vend.

Të shumtë janë qytetarët që kanë dalë në rrugë për të protestuar për vendimin e Johnson-it dhe Dua ia bëri të ditur të gjithëve qëndrimin e saj në këtë kauzë, duke mbështetur protestuesit.

(Kosova Sot Online)