Butrint Imeri vetë i dyti me pushime në Santorini, por a është Kiara vajza që e shoqëron?

  • 09 September 2019 - 13:33
Butrint Imeri vetë i dyti me pushime në Santorini, por a është Kiara vajza që e shoqëron?

Butrint Imeri prej disa kohësh është kthyer në një ndër këngëtarët më të mirë shqiptarë dhe ka rrëmbyer zemrat e shumë vajzave me këngët e tij të dashurisë dhe paraqitjet gjithmonë me stil.

Ai është çdo herë aktiv me projekte të reja, teksa viteve të fundit mund të thuhet lirshëm se është kthyer në një nga meshkujt më të spikatur në tregun muzikor shqiptar.

Projektet muzikore i ka shumë të shpeshta, e madje shumë prej tyre janë kthyer në hite.

Këngëtari gjithashtu është shumë i komentuar në media dhe për jetën e tij sentimentale dhe  shpesh është përfolur për një lidhje të mundshme me Kiara Titon, mirëpo asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar diçka të tillë.

Së fundmi, ai ka nisur pushimet në Greqi në ishullin e bukur Santorini.

 Dhe në videon e publikuar që ai ka nxjerrë në Instagram shihet se tryeza ka dy gota me një shishe shampanjë, dy pjata me ushqime dhe dy gota njëra filxhan kafeje dhe tjetra lëng portokalli e cila po na lë të dyshojmë se ai nuk ndodhet vetëm në këtë udhëtim.

Nga ana tjetër, fakti që dhe Kiara Tito ndodhet në Greqi tregon se ata të dy mund të jenë bashkë, ndonëse nuk kanë thënë asnjë fjalë lidhur me këtë.

(Kosova Sot Online)