Pas ndarjes, Mozzik dhe Loredana bëjnë veprimin që i habiti të gjithë

  • 14 September 2019 - 10:41
Pas ndarjes, Mozzik dhe Loredana bëjnë veprimin që i habiti të gjithë

Prej disa ditësh po përflitet se Mozzik dhe Loredana po përjetojnë një krizë në çift.

I gjithë dyshimi lindi pasi ata nuk janë parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit, nuk kanë publikuar foto së bashku.

Dhe për më tepër Mozzik nuk e mbështeti në Instagram Loredanën për këngën e re dhe sikur të mos mjaftonin këto, reperi as nuk ishte prezent në ditëlindjen e partneres.

Por  mbrëmjen e djeshme reperja Loredana promovoi albumin e saj të parë në Berlin.

Pjesë e kësaj mbrëmjeje ka qenë dhe reperi Mozzik, i cili ka kënduar së bashku me Loredanën.

Një veprim i bërë në mes të skenës iu ka dhënë fund lajmeve për ndarje: gjatë performancës kanë shkëmbyer një përqafim të ngrohtë dhe fansat e kanë pritur me shumë brohorima. 

Na kanë bërë lëmsh për një kohë të gjatë me sjelljet e tyre, i dinim të ndarë por ky përqafim i tha të gjitha.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MozzikëLoredana (@mozzi_loori) on

(Kosova Sot Online)