“Një nga këngëtaret më të mëdha të pop-it”, Fiat zgjedh Ava Max si imazh

  • 18 September 2019 - 13:05
“Një nga këngëtaret më të mëdha të pop-it”, Fiat zgjedh Ava Max si imazh

Për Ava Max duket se gjërat po shkojnë më së miri dhe ajo po korr fytet e suksesit të saj. Këngëtarja me origjinë shqiptare së fundmi është zgjedhur si imazh i firmës së njohur të makinave, “Fiat”.

“Një nga këngëtaret më të mëdha të pop-it ndonjëherë dhe një nga qytetet më elegante. Duket sikur diçka e mahnitshme do të ndodhë,”-shkruan Fiat.

Vetëm pak ditë më parë Ava Max publikoi këngën “Slow dance” në bashkëpunim me këngëtarin AJ Mitchell, që ka arritur mbi 222 mijë klikime.

Ava, e cila ka rënë në sy jo vetëm për talentin por edhe pamjen e saj, po bashkëpunon me emra të njohur të industrisë së muzikës.
Këngëtarja do promovojë versionin e “Fiatit”, “Panda Trussardi”.

Amanda e nisi karrierën në vitin 2017 me këngën “The Clapp Your Hands” të Le Youth.
Disa nga këngët më të suksesshme të saj janë: “Sweet but Psycho”, “Torn”, “Into Your Arms”, e të tjera.

(Kosova Sot Online)