Është apo jo në lidhje me artistin Julian Perreta? Pas kësaj fotoje Era na bëri lëmsh

  • 23 September 2019 - 10:45
Është apo jo në lidhje me artistin Julian Perreta? Pas kësaj fotoje Era na bëri lëmsh

Prej kohësh në media përflitet për një lidhje të mundshme midis Era Istrefit dhe artistit Julian Perreta.

Ata shpesh shihen në shoqëri të njeri-tjetrit dhe deklaratat që bëjnë herë pas herë, i kanë bërë të gjithë të mendojnë se ata janë duke përjetuar një histori dashurie.

Pak javë më parë Julian Perreta publikoi një foto të Era Istrefit në Instagram-in e tij dhe shkruante : “Mbretëresha ime”.

Megjithatë, pas fotos që ka publikuar së fundmi Era, na ka bërë lëmsh të gjithëve.

Ajo ka publikuar në Instastory një foto të artistit teksa performon në skenë dhe e përgëzon duke e quajtur shok.

“Go bestie”,-shkruan Era.

Ndoshta me këto fjalë Era ka dashur të tregojë se ata janë vetëm miq të mirë dhe i ka bashkuar profesioni.

Image

(Kosova Sot Online)