Ylli Limani feston ditëlindjen: E dini sa vjeç mbush sot?

  • 24 September 2019 - 10:36
Ylli Limani feston ditëlindjen: E dini sa vjeç mbush sot?

Ditën e sotme këngëtari i dashur për publikun, Ylli Limani feston ditëlindjen. Artisti e ka uruar veten nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregon momente nga fëmijëria. I ëmbël që i vogël, Ylli tregon se nuk e kishte menduar asnjëherë se një ditë do të arrinte këtu ku është sot.

“Gëzuar ditëlindjen. I urrej ditëlindjet, por i du njerëzit që e rrethoj veten me ta çdo ditë, e që m’japin dashuri, lumturi edhe kujtime të mira. Yllit të vogël në video s’ju kish besu që ni dite ka me jetu andrrën e tij, e që njerëzit kanë me e dasht e përkrah siç bëni ju. Ju du”, shkruan këngëtari. Por e dini sa vjeç mbush sot Ylli? Artisti ka lindur më 24 shtator 1994 dhe ditën e sotme mbush 25 vjeç.

Edhe pse në këtë moshë, ai ka arritur që të ketë një karrierë shumë të suksesshme dhe këngët e tij dëgjohen kudo. Mjafton të kujtojmë performancën e tij në koncertin “Time Capsule” dhe kuptohet sa shumë e do publiku.

(Kosova Sot Online)