Publikohen foto të Loredanës para famës, si ka ndryshuar ajo në këto vite?

  • 27 September 2019 - 11:00
Publikohen foto të Loredanës para famës, si ka ndryshuar ajo në këto vite?

Loredana Zefi, këngëtarja shqiptare e lindur ne Zvicër, prej shumë kohësh ka qenë e komentuar për suksesin e arritur, por edhe për shkak të disa skandaleve në të cilat ishte e përfshirë. Pavarërisht problemeve që hasi ajo ende vazhdon të jetë e suksesshme në muzikë si në Zvicër ashtu dhe në Shqipëri. Që në daljet e para publike, ajo u dallua për pamjen e saj tepër tërheqëse, flokë bjond e buzë të plota.

Por vite më parë Loredana nuk ka patur të njëjtin ‘look’. Faqja “Vipat e Bllokut”, ka zbuluar një foto të vjetër të këngëtares ku shfaqet me flokë të zeza dhe me pamje pak më ndryshe nga se jemi mësuar ta shohim. Këngëtarja shpesh është akuzuar për operacione plastike, megjithatë nga fotoja duket se ndryshimet nuk kanë qenë të mëdhaja.

(Kosova Sot Online)