Vesa Luma një hap larg këngës së re
Po, po ky lajm është shumë i vërtetë. Këngëtarja e njohur Vesa Luma shumë shpejt pritet ta lansojë këngën e saj më të re, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Kësaj radhe Vesa do të vjen në bashkëpunim me këngëtaren Njomza Vitia, e cila po zhvillon karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një fotografie me simbole kombëtare, ato paralajmëruan bashkëpunimin, gjersa Vesa shkruan:
“Çfarë nate!! Ishe e mrekullueshme! Çfarë zëri, e performance! Krenare me ju! Mezi po e pres bashkëpunimin tonë. Po, ky është lajmi!!!”
(Kosova Sot Online)