U arrestua një vit më parë, lirohet nga burgu vëllai i Alketa Vejsiut

  • 18 October 2019 - 11:27
U arrestua një vit më parë, lirohet nga burgu vëllai i Alketa Vejsiut

jë vit më parë, vëllai i moderatores së njohur, Alketa Vejsiut, u arrestua nga policia.

Në automjetin e tij u gjetën katër mina me telekomandë dhe një sasi lënde narkotike.

Gjykata e Lezhës vendosi lënien në arrest me burg të Endrit Vejsiut, mirëpo një vit më pas, e njëjta gjykatë ka vendosur lirimin e tij.

Vëllai i moderatores është liruar më 15 tetor dhe dënimi i tij është konvertuar në shërbim prove.

Gjithashtu, ai është ndaluar të ushtrojë funksione publike për pesë vjet.

Image

(Kosova Sot Online)