Nga puna në punë, Luana Vjollca po na sjell...

  • 22 October 2019 - 10:40
Nga puna në punë, Luana Vjollca po na sjell...

Është punëtorja më e madhe në estradë.

Luana Vjollca është nga emrat më të lakuar të shoubizit, artistja nuk bën as ‘gjumë’ nga angazhimet e mëdha që ka.

Ajo gjatë orëve të vona ka ndarë me ndjekësit e saj një imazh në Instagram ku shihet në një studio muzikore, dhe si mbishkrim kishte lënë “Nga mbledhja në studio, e lodhur”.

Kujtojmë se përveç projekteve muzikore dhe koncerteve, Luana është e angazhuar edhe me programin televiziv ‘Shiko kush luan’ e cila transmetohet çdo vikend.

(Kosova Sot Online)