Jonida Maliqi publikon një ‘mizori’, gazetari: Të lutem hiqe

  • 24 October 2019 - 11:46
Jonida Maliqi publikon një ‘mizori’, gazetari: Të lutem hiqe

Këto ditë Jonida Maliqi po i kalon në Marrakesh, Marok ku po shijon bukuritë atje e po provon eksperienca të reja. Një ndër to ishte edhe mbajtja e dy majmunëve me të cilët Jonida postoi foto.

Mirëpo pikërisht kjo foto e ka shqetësuar prezantuesin dhe aktorin, Eni Shehu i cili i ka kërkuar Jonidës ta fshijë.

“Ata majmunet vuajne pafund ne ate gjendje me zinxhire… jane torturuar qe te “zbuten”. Imagjino te na lidhin ne, e te na perdorin si atraksion turistik… Te lutem gjithe bota perpiqet ti luftoje ata njerez-kafshe qe shfrytezojne kafshet e pambrojtura per te nxjerre para! Të lutem Jonida hiqe ate foto”, komenton Eni.

Komentet e ruajtura nga iconstyle.al

“Zemer nuk e ndryshoj dot fatin e tyre por gjithsesi ishte eksperience shume e bukur”, i ka komentuar Jonida teksa komentet mes tyre janë fshirë më pas.

(Kosova Sot Online)