Armina Mevlani shtatzënë? Blogerja tregon një herë e mirë të vërtetën

  • 25 November 2019 - 11:08
Armina Mevlani shtatzënë? Blogerja tregon një herë e mirë të vërtetën

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë pa diskutim një prej çifteve më të pëlqyer nga publiku shqiptar.

Ata u fejuan në vitin 2018, ndërkohë të gjithë janë kuriozë të dinë se kur do e kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, Armina tregoi se në vitin 2020 planifikon të martohet.

Megjithatë kohët e fundit ndjekësit e saj kanë nisur të aludojnë për një shtatzëni të mundshme.

Disa mendojnë se Armina ka shtuar disa kile dhe nuk publikon më foto të barkut.

Por, për këto fjalë, Armina e ka një përgjigje.

Blogerja ka publikuar në Instastory një foto ku tregon se fajin e ka ushqimi.

“Jo shtatzënë, thjesht hëngra mirë”, shkruan në foto.

Pra Armina nuk është shtatzënë dhe këtë e sqaroi një herë e mirë!

(Kosova Sot Online)