Soni Malaj publikon këngën 'Shije tradhetie'

  • 25 November 2019 - 23:00
Soni Malaj publikon këngën 'Shije tradhetie'

Këtë vit konkurenca për ta fituar festivalin e "Këngës Magjike", do jetë e ashpër, nëse mund ta quajmë me një term të tillë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo për faktin se shumë emra të njohur garojnë për ta fituar pozitën numër një.

Pretendente për ta fituar festivalin padyshim se është edhe kënga "Shije tradhëtie", interpretuar shkëlqyer nga Soni Malaj, megjithatë kjo varet nga votat e kolegëve.

Por një gjë është e sigurt, kënga fituese do jetë e zhanrit baladë.

 

(Kosova Sot Online)