Reperi kosovar e mban fjalën, strehon familjen nga Durrësi

  • 28 November 2019 - 11:15
Reperi kosovar e mban fjalën, strehon familjen nga Durrësi

Ka qenë ndër të parët që e ka hapur zemrën e derën e tij.

Reperi kosovar, Muaad Gashi, ka bërë një status në rrjetet sociale ku tha se mund ta strehojë një familje të prekur nga tërmeti në Durrës.

Por, këto fjalë nuk mbetën vetëm një status Facebooku.

Ai ka strehuar familjen Abazi nga Durrësi.

Në Facebook Muaadi ka hedhur një fotografi bashkë me ta dhe ambienti ku shqiptarët janë strehuar shihet se i plotëson gjitha kushtet për jetesë.

(Kosova Sot Online)