Bora Zemani bën tatuazhin më të veçantë për të ëmën: Buzët e saj i bëra përjetë në trupin tim

  • 20 December 2019 - 11:18
Bora Zemani bën tatuazhin më të veçantë për të ëmën: Buzët e saj i bëra përjetë në trupin tim

Bora Zemani ka treguar gjithmonë se ka një lidhje shumë të ngushtë me nënën e saj, i cili duket se është një nga personat më të rëndësishëm për moderatoren. Për këtë arsye Bora ka vendsour që një pjesë shumë të rëndësishme nga nëna e saj ta gdhend në trup. Moderatorja ka treguar se ka bërë tatuazh puthjen e të ëmës për ta mbajtur gjithmonë në trup si kujtimin më të bukur prej saj. Bora ka publikuar në “Instagram” një foto të tatuazhit i cili duket shumë real, pasi moderatorja ka dëshiruar që buzët e saj të ishin të gdhendura në trup me çdo detaj.

“Si vajzë e përkëdhelur isha kudo pas mamit, duhej të shkoja kudo me mamin edhe vendi im i preferuar ishte prehëri i mamit tim… kudo në dreka, darka, në shtëpi kur shihja televizion etj, duhej të rrija patjetër tek ajo… dhe vendi i saj i preferuar për të më puthur ishte supi im… dhe më thoni ka kujtim më të bukur për një fëmijë sesa puthjet e mamit??? Prandaj buzët e saj i bëra përjetë në trupin tim, tamam në vendin ku më ka puthur e më puth ajo gjithmonë (sepse i ulem akoma ndonjëherë në prehër) të dua ma!!!”, ka shkruar Bora.

Në këtë mënyrë moderatorja ju ka dhënë një ide të mirë të gjithë atyre që dëshirojnë të bëjnë një tatuazh me kuptim për njerëzit më të rëndësishëm. 

(Kosova Sot Online)