Intervistë me këngëtarin Gena Lito: Sa më shumë punë, dashuri dhe paqe

  • 04 January 2020 - 22:01
Intervistë me këngëtarin Gena Lito: Sa më shumë punë, dashuri dhe paqe

Gena Lito, është një prej këngëtarve të rrallë shqiptar, që me interpretimin e tij fantastik i qanë baladat.

Ka lindur në Korçë dhe qysh si fëmijë, pasionin e tij për muzikë e ka kultivuar në shkollën "Tefta Tashko" të vendlindjes.

Image

Për tu rreshtuar më pas, falë punës dhe përkushtimit, në një prej emrave më të njohur të estradës në trojet shqipfolëse.

Albumi i parë i Genës "Çdo njêri ka një mister" u publikua në vitin 2001, për të vijuar më pas me albumet: "O bo bo" (2013), "Gena '06'" (2006), "Kjo është jeta ime" (2006), "Në prehërin e nënës (2009), e shumë albume tjera pasuese.

Derisa spikat me paraqitjen e tij në "Top Fest 6", me këngën "Mëkatare" që u pëlqye jashtëzakonisht shumë nga publiku.

Image

Gjatë karrierës Gena ka bashkëpunuar me shumë artistë, si: Nora Istrefin, Ermal Fejzullahun, Valbona Memen, Mimoza Shkodren, e shumë të tjerë.

Në një intervistë për gazetën "Kosova Sot Online", këngëtari i mirënjohur Gena Lito, shpalos shumë të pathëna rreth karrierës, pjesmarrjes së tij në Festivalin e 58' të Rtsh-së, si ishte për të viti 2019, me cilët këngëtarë do kishte dëshirë të bashkëpunonte, e shumë gjëra të tjera interesante i zbuloni gjatë intervistës në vijim...

Image

"Kosova Sot Online": Kënga e fundit që keni publikuar mban titullin "Shqiponjë e lirë", sa jeni ndarë i kënaqur nga ky projekt, që po pëlqehet nga publiku, për më tepër ishte edhe këngë finaliste në Fest 58'?

Gena: Përshendetje Armend, faliminderit njëherë për intervistën.Kënga e fundit që e kam publikuar "Shqiponjë e lirë", është një nga këngët e mia më të bukura.Është një këngë që e kam menduar gjatë dhe është një këngë etnike-patriotike.

Me këtë këngë unë mora pjesë edhe në Festivalin e 58' të Rtsh-së, ku mendoj se u pëlqye shumë kjo këngë.Njëkohësisht këtë këngë e kam bërë edhe videoklip, ku është pritur mjaftë mirë.

Këto këngë nuk mund të bëhen shpesh, bëhen rrallë dhe mua më mungonte një këngë e këtillë, andaj jam shumë i kënaqur me këtë projekt, si nga ana muzikore , edhe nga ana e tekstit dhe orkestrimit, si e tillë mendoj se është një nga këngët e mia më të bukura.

Kjo këngë është pritur mirë nga të gjithë ata që e pëlqejnë muzikën e pastër, muzikën e vërtetë.Për sa i përket festivalit nuk jam shumë i kënaqur, sepse pashë që në festival kishte probleme teknike dhe mendoj se edhe juria nuk ishte e saktë, jo ajo e huaj por ajo shqiptare.Ma merrë mendja se ishin joprofesionistë dhe ishte kjo juri që mua më vlerësoj më pakë nga të gjithë, ashtu siç vlerësuan edhe Elvana Gjatën.Të dyve domethënë, na dhanë më pakë pikë.Kjo tregon, që në këtë festival ka pasur votim jo adekuat.

Image

"Kosova Sot Online": Tash e sa vite në skenë dhe shumë i pëlqyer nga publiku, cilat janë pesë hitet e Genes që nuk vdesin kurrë?

Gena: Nga këngët e mia më të pëlqyera! Unë kam shumë këngë, edhe është vështirë që t'i ndajë.

Image

"Kosova Sot Online”: Sipas teje, në cilin nivel ka arritur muzika shqipe, a është duke shkuar në rrugën e duhur, apo duhen marrë masa urgjente?

Gena: Unë kam një periudhë të gjatë sa i përket muzikës, afêrsisht 30 vjet që bëj muzikë, duke filluar që nga liceu artistik "Tefta Tashko" në Korçë, kur kam filluar hapat e parë në muzikë dhe akoma deri tani.

Mendoj se edhe karriera e bën të vetën, edhe për çdo artist sa më shumë vite të kalojnë, bëhet më profesionist, më i pjekur, mendon më qartë, por edhe emocionalisht ndihet më i ngarkuar, sepse sa më shumë t'i mendosh gjërat ato kanë efektin e vetë.

Image

“Kosova Sot Online”: Si ishte viti 2019 për Genen, çfarë do veçonit?

Gena: Viti 2019, është një nga ato vite që kam qenë shumë i ngarkuar, sa i përket anës profesionale dhe aktivitetit tim muzikor. Është një nga ato vite, që ka qenë me shumë projekte.Unë kam lansuar shumë këngë për sa i përket muzikës dhe mendoj se janë pritur shumë mirë, por 2019 ka qenë një nga ato vite që na ka lënë shije të keqe, sepse është viti që Shqipëria u godit nga një fatkeqësi e madhe, nga tërmetet që ndodhën në Shtator dhe Nëntor, kur dhe shumë njerëz u lënduan dhe pati shumë viktima.

Është një nga ato vitet, që s'do doja të kishte ndodhur kjo e fundit.

Image

“Kosova Sot Online”: Me cilin këngëtar/e shqiptare por edhe botëror do të doje ta realizoje një bashkëpunim, që mendon se do ti përshtatej stilit tënd?

Gena: Sa i përket bashkëpunimeve, që unë do kisha me dëshirë të madhe sa i përket këngëtarëve shqiptarë dhe botërorë.

Mendoj se nga këngëtarët shqiptarë, kam pasur shumë bashkëpunime, dhe të gjitha kanë qenë të sukseshme.

Kam pasur me shumë këngëtarë, me këngëtarë që akoma janë in në tregun e muzikës. Derisa me këngëtarët botërorë, do veçoja Rita Oren, Dua Lipen, Bebe Rexhen, që do kisha dëshirë të bëja një bashkëpunim, sepse në të vërtetë do ishte një nga bashkëpunimet e mia më të bukura.Megjithatë nuk i dihet, muzika ka shumë supriza dhe mendoj se edhe mund të realizohen.

Image

“Kosova Sot Online”: Cila është motoja që Gena përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë dhe jetën në përgjithësi dhe një urim për Vitin e Ri 2020?

Gena: Motoja ime për 2020 -të 'n është: Sa më shumë punë, sa më shumë dashuri, sa më shumë paqe dhe i uroj të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen Vitin e Ri, të jetë një nga vitet, më të mira në historinë e shqiptarëve.Të jetë një vit që Shqipëria dhe Kosova të bëhen bashkë dhe të henë pjesëtare të Europës, dhe njëherë gëzuar, gëzuar të gjithëve, Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Intervistoi: Armend Preteni

Image

(Kosova Sot Online)