Pasi humbi bashkëshortin, Celine Dion përballet me një tjetër humbje në familje

  • 18 January 2020 - 12:27
Pasi humbi bashkëshortin, Celine Dion përballet me një tjetër humbje në familje

Ky fillim vit ka qenë i trishtë për Celine Dion. Artistja e njohur mësohet se ka humbur të ëmën mëngjesin e së premtes, 17 Janar.

Theresa Dion u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare pasi prej disa muajsh vuante nga disa probleme shëndetësore, duke përfshirë edhe humbjen e memories, dëgjimit dhe shikimit.

92-vjeçarja e ndjerë ka lindur në 20 Mars të 1920-ës dhe ishte mama e 14 fëmijëve, përfshirë edhe këngëtaren e njohur.

Në një mesazh të ndarë me fansat në Tëitter, Dion zbuloi se pavarësisht se humbi të ëmën, të premten mbrëma ajo gjithsesi do të performonte në koncertin e saj në Miami, duke thënë se këtë koncert ia dedikon asaj.

(Kosova Sot Online)