Të përqafuar, Rike Roçi konfirmon lidhjen e saj me kampionin shqiptar të boksit

  • 24 January 2020 - 11:35
Të përqafuar, Rike Roçi konfirmon lidhjen e saj me kampionin shqiptar të boksit

Rike Roçi ish banorja e Big Brother Albania gjithmonë është komentuar jo vetëm për format fizike të cilat nuk lë asnjë çast pa i treguar por edhe për jetën private.

Të shumta kanë qënë lajmet në mediat rozë përsa i përket të dashurëvë që ajo ka pasur.

Por ditën e sotme me anë të një postimi në Instastory ajo ka treguar vetë se është në një lidhje me kampionin shqiptar të boksit  Kristian Prenga.

Ajo ka zgjedhur që lajmin ta konfirmojë në ditëlindjen e boksierit duke e uruar me fjalët më romantike.

Rike ka publikuar një foto ku shfaqet duke u përqafuar me të dhe aty nuk i kursen fjalët e ëmbla.

“Ti, njeriu me zemrën më të madhe që kam njohur në jetën time… Të uroj që Zoti të ndriçojë jetën tënde duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë. Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqe gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin”, shkruan ish-banorja.

(Kosova Sot Online)